ISHP: Shëndeti i fëmijëve nis me vaktin e mëngjesit 

Nëse fëmija juaj është pa energji, pa përqendrim në shkollë dhe pa vullnetin për të mësuar, problemi me shumë siguri qëndron të ushqimi i mëngjesit, pasi shumë fëmijë e kanë bërë zakon të shkojnë në shkollë pa konsumuar vaktin.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik pohojnë se 1 e 3 e fëmijëve 6-15 vjeç nuk hanë vaktin kryesor dhe e nisin ditën pa energji.

“Fëmijët e moshës 6-15 kanë problem me konsumimin e mëngjesit, 1 e 3 nuk hanë mëngjesin. Kjo ndikon në nisjen e ditës pa energjinë e duhur. Këta fëmijë janë apatikë, pa vullnet për të punuar, të papërqendruar, nuk janë aktivë, kanë problem me rritjen”, thonë ekspertët.

Me evitimin e mëngjesit, problemet sipas specialistëve, vijojnë përgjatë ditës me blerjen e ushqimeve të pashëndetshme.

“Ka tendencë për ushqim të pashëndetshëm kryesish Fast Food apo pije me gaz, 56% e fëmijëve deklaruan se nuk kanë ushqim me vete, por kanë lekë dhe blejnë në shkollë”.

Konsumimi i darkës përballe pajisjeve elektronike është një tjetër problematikë.

“1 e 3 deklarojnë se hanë ushqim në darkë dukë parë TV apo një pajisje elektronike”, thonë ata.

Tendenca më e madhe për të mos konsumuar mëngjes, është tek fëmijët obezë apo dhe vajzat në moshën e adoleshencës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.