ISHP: Masat anti-Covid duhet të lehtësohen

Masat anti-Covid në Shqipëri duhet dhe do të lehtësohen.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, për shkak të situatës së përmirësuar epidemiologjike, në mbledhjen e radhës të Komitetit Teknik që pritet të mbahet shumë shpejt, do të njoftohen masat që do të hiqen.

“Javët e fundit vërehet një trend në rënie e numrit të infektimeve ditore dhe dy javët e fundit të shkurtit ka një rënie të infektimeve me 17%, krahasuar me muajin janar. Ka ardhur koha, dhe siç është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë, që të lehtësohen masat lehtësuese”, kontaton ISHP.

Por a jemi në endemi me këto shifra?

Eksperti Simaku shpjegon: “Raste do ketë gjithmonë, por rastet sporadike parashikohen në prill-maj. Është një parashikim optimist nga OBSH dhe ekspertët, që në vjeshtë-dimër do jetë gjendje endemike dhe virusi do të trajtohet njësoj si gripi”.

Sipas tij, vaksinimi anti-Covid në Shqipëri nuk duhet të ndërpritet, për të patur situatën në kontroll.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.