Ishin me mision në Kabul, kthehen në Atdhe grupi i ushtarëve shqiptarë (Foto)

Janë rikthyer në Atdhe Kontingjenti VI paqeruajtës i batalionit të Forcave Speciale dhe Kontingjenti XIII paqeruajtës i batalionit të dytë të këmbësorisë, të cilët morën pjesë në një mision në Kabul.

Lajmi është bërë i ditur, nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili u ka uruar mirëseardhjen ushtarëve, ndërsa ka shpërndarë edhe disa foto nga momentet e mbërritjes së tyre në Atdhe.

“Mirëseerdhët në atdhe! – Kthehet Kontingjenti VI paqeruajtës i batalionit të Forcave Speciale dhe Kontingjenti XIII paqeruajtës i batalionit të dytë të këmbësorisë që morën pjesë në misionin “Resolute Support Mission” në Kabul, Afganistan”, shkruan ministri Peleshi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.