Ish-ministre e Bujqësisë në komunizëm, COVID-19 i merr jetën Themie Thomait
Ish-ministrja e Bujqësisë, Themie Thomai, ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Thomai ka drejtuar një nga ministritë më të rëndësishme gjatë periudhës komuniste, nga viti 1975 deri në 1989, duke u bërë ministrja më jetëgjatë e Bujqësisë në Shqipëri.
Po ashtu, Thomai ka qenë përveç detyrave të mëparshme në bujqësi, edhe anëtare e Komitetit Qendror të PPSH-së.
Sorry, the comment form is closed at this time.