Institucionet e mbrojtjes së të miturve: E papranueshme dhuna në protesta
Protestat e thirrura për drejtësinë e Klodian Rashës janë shoqëruar me dhunë nga të dyja anët. Pjesëmarrjen më të lartë në këto protesta e kanë pasur adoleshentët, një pjesë e të cilëve kanë përfunduar edhe në komisariat.
Institucionet shtetërore të mbrojtjes nga dhuna dhe diskriminimi thonë se sjellja e efektivëve të policisë ndaj të miturve është e papranueshme.
Sipas Robert Gajdës, komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi “e drejta për protesta është absolute, por e drejta për dhunë nuk ekziston. Kështu që pjesëmarrja e të miturve në protesta të dhunshme krijon një problem shumë të madh, për integritetin e tyre fizik dhe psikologjik.
Për Avokatin e Popullit, Erinda Ballanca, “pjesa më e madhe e protestuesve janë shoqëruar thjesht për pjesëmarrje në proteste, jo për akte dhune”.
Mbajtja në komisariat e të miturve është një tjetër shkelje ligjore. Avokati i Popullit thotë se e pamenaxhueshme ka qenë vetëm nata e parë e protestës.
“Përtej ditës së parë, kur komisariatet nuk ishin të përgatitur për një numër aq të lartë të miturish, ditët në vijim numri i të shoqëruarve, edhe pse i lartë, ka qenë për një afat më të shkurtër”, thotë ajo.
Sorry, the comment form is closed at this time.