Inceneratorët, SPAK kërkoi burg për Alqi Bllakon, pritet vendimi i GJKKO  

GJKKO është duke shqyrtuar kërkesën e SPAK, e cila ka kërkuar masën arrest me burg për Alqi Bllakon ne lidhje me abuzimet për inceneratorin e Fierit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje live për News24 se GJKKO pritet të dalë me një vendim nga çasti në çast.

Gjykata u vu sot në lëvizje me këtë kërkesë të prokurorisë së Posaçme pasi do të duhej të ezaurohej si fillim rruga në Kuvend për imunitetin e Bllakos si deputet. Në momentin kur pritej të mblidhej Këshilli Mandateve, Bllako dha dorëheqje nga mandati, edhe pse pati pak muaj ‘jetë politike’.

BalkanWeb ka zbardhur moment pas momenti detaje nga dosja hetimore, por disa janë momentet kultimiante ku ndalet SPAK. Një prej tyre është një udhëtim i bërë nga Alqi Bllako bashkë me Klodian Zoton, biznesmen i shpallur në kërkim, që ka në administrim një nga kompanitë koncensionare. Rezulton se Bllako ka udhëtuar në 16 prill 2019 me Zoton drejt Torinos, dhe janë kthyer nga Roma në Rinas ditën e nesërme. Një tjetër detaj që duhet të thuhet lidhet me faktin se Edmond Ballko, babai i ish-deputetit rezulton sipas të dhënave i punësuar në inceneratorin e Tiranës, si drejtor i kantierit, por rezulton te se punësimi ishte fiktiv.

Nga konfirmimi i marrë, Edmond Bllako ishte i punësuar i brumëgatues në Ersekë, bujë pjekës. Ai mori si punësim fiktiv punësimin e babait. Po ashtu ka ndryshuar dhe destinacionin e tokës bashkë me Kokën, duke e bërë nga tokë-truall në tokë arë. GJKOO i ka komunikuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ish-ministrit Koka dhe disa të arrestuarve të tjerë në lidhje me inceneratorët.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.