IKMT e Shkodrës/ Shtyhet emërimi i drejtorit të ri, ja kush komandohet

Duhej të merrte detyrën në krye të IKMT-së së Shkodrës këtë të hënë, por nuk ka ndodhur kështu për 25-vjeçarin Serdar Hoxha.

Mëngjesin e sotëm, në krye të këtij institucioni është komanduar Guri Seferi, i cili aktualisht mban edhe postin e nëndrejtorit të IKMT në Shqipëri.

Nuk dihen ende arsyet pse ka ndodhur një situatë e tillë në IKMT e Shkodrës.

Një javë më parë, u largua nga ky pozicion Ilir Niklekaj, i cili dha dorëheqjen nga ky pozicion dhe u emërua Serdar Hoxha, 25-vjeçari i cili kandidoi nën siglën e PSD në zgjedhjet e 25 Prillit.

Sipas BalkanWeb, emërimi i tij është shtyrë për shkak të aksionit kombëtar të IKMT-së, dhe për këtë arsye në Shkodër është sjellë numri 2 i IKMT-së të Shqipërisë, për shkak të rëndësisë që ka qarku i Shkodrës.

Ndërkohë Serdar Hoxha, i cili pritet të jetë drejtori i ri i IKMT, në zgjedhjet e fundit kandidonte në listën e PSD në Shkodër. Partia Demokratike reagoi për emërimin e tij duke e quajtur ushtar të Tom Doshit, si dhe një person që ka ende në Prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën kriminale.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.