Ikën Zana Çela, ja kush vjen në krye të TOB
Është zgjedhur drejtoresha e re e Operas dhe Baletit.
Abigela Voshtina u zgjodh mes 7 kandidaturave nga një komision i ngritur nga Ministria e Kulturës, ku kishte specialistë shqiptarë dhe të huaj.
Voshtina ka propozuar në platformën e saj një kalendar dy-vjeçar dhe bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Tiranës.
Si violiniste ajo ka performuar në skena ndërkombëtare.
Voshtina ka qenë për 8 vite drejtoreshë Artistike e Teatrit të Operas, duke bashkëpunuar ngushtë me ish-drejtorin Ilir Kerni dhe me drejtoreshën që pason në detyrë, Zana Çela.
Kjo e fundit nuk rizgjidhet për një mandat tjetër, pas 6 vitesh në detyrë, kohë që përkoi me rikonstruksionin e godinës dhe me një teatër pa sallë.
Sorry, the comment form is closed at this time.