Identifikohen mbi 9 mijë raste të reja me COVID-19 në Greqi

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 9360 raste të reja me koronavirus. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 23 pacientë kanë humbur jetën.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID ka arritur në 3, 729,199 nga të cilët 48,6 % janë meshkuj.

Ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 30, 327 viktima, prej të cilëve 95.7 % e tyre kishin sëmundje shoqëruese.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.