Identifikohen dy të plagosurit, u qëlluan me armë zjarri

Policia e Tiranës jep detaje për plagosjen e dyfishtë te ish-Parku i Autobusëve.

Sipas policisë, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. N., 27 vjeç, dhe Xh. V., 25 vjeç.

Ata janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Më pas, dy të rinjtë e plagosur janë identifikuar si Aleksandër Nikolli dhe Xhulio Vela.

Ky i fundit rezulton të jetë me precedentë penalë. Vela është arrestuar në vitin 2020, së bashku me disa shqiptarë dhe italianë. Mes tyre janë identifikuar: Roland Dibra, 22 vjeç, Emanuele Irollo, 27 vjeç, Renaldo Llupi, 24 vjeç, Andrea Manfrini, 24 vjeç nga Rovereto, Atjon Lopci, 24 vjeç, Jamal El Koh, 35 vjeç nga Rovereto.

Të gjithë akuzoheshin për trafik të lëndëve narkotike. Ata u kapën teksa bënin pazaret me disa klientë dhe me vete kishin dy kilogramë marijuanë. 

Nga kontrollet në shtëpitë e tyre u gjetën dhe sekuestruan në total 6 kilogramë marijuanë, 300 gramë kokainë dhe 20 mijë euro.

Një vit më vonë, Vela pas problemeve me drejtësinë në Itali është kthyer në vendlindje, por siç duket nuk i ka harruar “telashet”.

Ai ndodhej në një bar-kafe në Tiranë në momentin që u përlesh bashkë me Aleksandër Nikollin dhe një grup të rinjsh, që ende nuk janë identifikuar.

Tiranë – Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.