I vodhi me dhunë varësen një qytetari, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për vjedhje.

Sipas njoftimit të bluve, 27-vjeçari J.C, 27 vjeç, banues në Vorë dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen, nga qafa, shtetasit O. S.

Në vijim, shtetasi A. S. (babai i O. S.), me vetëgjyqësi, ka goditur me grushte 27-vjeçarin, si dhe ka dëmtuar nga pakujdesia, automjetin e parkuar të një shtetasi tjetër.

Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. S., 47 vjeç, banues në Vorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.