Hyn në fuqi kontrata e koncesionit për portin e integruar në Triport

Hyn në fuqi kontrata e koncesionit për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e portit të integruar në Triport, Vlorë, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkimit të operatorëve ekonomikë “Agbes Construcion”, “Besta”, “Premium Construction & Maintenance”, “Ite Grup” dhe “Arkonstudio” ka RKONSTUDIO”.

Kontrata e cila u miratua gjatë kësaj jave në Këshillin e Ministrave është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Kontrata ka afat 10 vjeçare, ndërsa investimi prej rreth 45 milion euros do te kryhet nga koncesionari dhe qeveria do të nisë të paguajë për punën e bërë pas përfundimit të punimeve dhe vënies në punë, nga të ardhurat që do të gjenerojë porti.

Porti i integruar në Triport, Vlorë parashikohet të ndërtohet 9 km në veri-lindje të qytetit të Vlorës dhe konkretisht në portin e peshkimit të këtij qyteti të quajtur “Triport”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.