Humbi jetën 62-vjeçarja, zjarrfikësi: Banesës në Astir i vuri flakën djali i shtëpisë!

Arjan Ahmetaj, nga shërbimi zjarrfikës në Tiranë, ka konfirmuar se zjarri në Astir ka qenë i qëllimshëm. Nga këqyrja paraprake ai tregon për mediat se, sipas tij zjarri është vendosur nga djali. Por nuk dihet ende mënyra sesi ka ndodhur. Këtë detaj do ta zbulojë ekspertiza që do të bëhet në vendin e ngjarjes.

“Nuk japim përgjigje pa kryer aktin e ekspertimit. Kemi ardhur në kohë që në momentin e shuarjes së zjarrit. Por nga të dhënat shikojmë që kemi një zjarr të vënë nga autori, nga djali. Ka pasur probleme familjare brenda familjes. Do dalim në konkluzione pas hetimet. Edhe komshinjtë flasin për probleme familjare”, tha Ahmetaj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.