Lajm i trishtë/ Një tjetër mjek humb jetën nga COVID-19
Një tjetër mjek nga radhët e bluzëve të bardha në vendin tonë ka humbur jetën këtë të diel, si pasojë e koronavirusit.
Mihal Kërçi, mjek anestezist, i cili prej disa ditësh ndodhej në gjendje të rëndë, ka humbur betejën me COVID-19. Doktor Misha, siç thirrej shpesh nga kolegët dhe miqtë e tij, është mjeku i 25-të që ndahet nga jeta për shkak të koronavirusit.
Lajmin për humbjen e dr. Kërçit e ka dhënë Tritan Shehu, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se “kjo është një ditë zije për Anestezi-Reanimacionin dhe mjekësinë shqiptare”.
“Anestezi-Reanimacionit shqiptar e Rajonal do t’i mungojë një nga ‘kolonat’ dhe organizatorët më të vlefshëm të tij”, shkruan ndër të tjera Shehu.
Sorry, the comment form is closed at this time.