Ndërron jetë Kasem Hysenbelliu, pronari i televizionit “Fax News”
Kasem Hysenbelliu, biznesmen dhe pronar i televizionit “Fax News” është ndarë nga jeta sot, pasi humbi betejën me COVID-19.
Pronari i televizionit “Fax News” po merrte trajtim mjekësor në Turqi, ku u transportua pas komplikacioneve të shfaqura nga koronavirusi.
59-vjeçari Hysenbelliu ndërroi jetë këtë të shtunë.
Stafi i “StraTirana” i shpreh ngushëllime familjes të të ndjerit Hysenbelliu, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të tij.
Sorry, the comment form is closed at this time.