Humb betejën me COVID-19 mjeku nga Vlora, prej dy javësh…

Koronavirusi i ka marr jetën një tjetër mjeku në radhët e bluzave të bardha. Leonard Kamberi, 50-vjeçari nga Vlora nuk arriti të mposhte COVID-19.

Mjeku ishte i shtruar në Tirnë prej dy javësh. Ai ka punuar në Maternitetin e Vlorës ndërsa aktualisht punonte në një klinikë private dhe ishte pedagog në Departamentin e Shëndetit Publik, të Universitetit të Vlorës Humbja e mjekut shënoi humbjen e dytë brenda dy ditëve në radhët e personaliteteve të nderuara të Vlorës pasi ditën e djeshme humbi jetën prej COVID-19 dhe pedagogia Dafina Brokaj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.