Artan Hoxha: SHBA ka listën “non grata” të lokaleve të Tiranës

Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke komentuar aksionin e ditëve të fundit të RENEA-s, thotë se në vendin tonë ka shumë lokale në pronësi të personave me precedentë të rrezikshëm kriminalë.

Hoxha tha se RENEA shkoi pikërisht në këto zona, duke u dhënë një mesazh edhe qytetarëve të tjerë që të mos u afrohen këtyre ambienteve.

Gazetari tha në “Abc News” se policitë lokale nuk guxojnë të afrohen në këto zona.

Sipas Hoxhës, Ambasada amerikane në Tiranë disponon një listë me lokale luksoze në Tiranë, dhe porosit shtetasit e vet që të mos shkojnë aty.

“Ka një listë të Ambasadës amerikane që ua jep shtetasve të vet dhe i thotë për shumë lokale luksoze ku ne rrijmë me qejf në Tiranë, ‘mos shko aty’. Te lokali i Edison Begajt në Lungomare nuk guxon polici të kthejë kokën”, tha gazetari Hoxha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.