Hiqej si motra e të ndjerit Klodian Rasha, reagojnë familjarët: Nuk e njohim
Një vajzë mes qindra protestuesve që u mblodhën sot në Tiranë për të kërkuar drejtësi për vrasjen nga policia të Klodian Rashës, ka pretenduar që është motra e këtij të fundit.
Ajo ka folur për shumë media, duke thënë se quhej Bora Rasha dhe duke u prezantuar si motra e të ndjerit Klodian Rasha, por siç duket nuk është e vërtetë.
Kanë qenë familjarë të Klodian Rashës, të cilët kanë kontaktuar me “Top Channel”, duke thënë se vajza në fjalë nuk ka të bëjë me familjen Rasha.
Mësohet se vajza është nga Saranda.
Sorry, the comment form is closed at this time.