Hidhet për konsultim publik Amnistia Fiskale

Ministria e Financave ka zyrtarizuar projektligjin për Amnistinë Fiskale, draft që është hedhur për konsultim publik.

Sipas dokumentit, me këtë nismë parashikohet të legalizohen pasuritë e padeklaruara, nga ato të paluajtshme, te paratë, monedhat virtuale, sendet me vlerë, si dhe instrumentë të tjerë financiarë.

Kufiri për deklarimin vullnetar të pasurisë do të jetë deri në 2 milionë euro, që më pas do të tatohen në masën nga 7 deri në 10%.

Nga kjo Amnisti do të përfitojnë shtetasit e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nëse janë apo jo rezidentë tatimorë, si dhe personat juridikë e fizikë, tatimpagues në Shqipëri.

Sipas projektligjit, do të përjashtohen nga kjo amnisti zyrtarë të lartë si Presidenti, deputetë, kryeministri dhe funksionarë të tjerë, përfaqësues të pushtetit gjyqësor, gjykatës e prokurorë, si dhe drejtues të institucioneve të tjera shtetërore.

Amnistia është parashikuar të zgjasë për një periudhë 9-mujore nga hyrja në fuqi e saj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.