Hetuesit e BKH nisin trajnimin, ambasada e SHBA: Ky grup elitar do të ….

Ambasada e SHBA-së ka njoftuar se ka nisur dita e parë e trajnimit për hetuesit e BKH-së që janë përzgjedhur mes të shumtave që aplikuan për t’u bërë pjesë e kësaj strukture elitare, e cila do të hetojë korrupsionin dhe krimin e organizuar në vendin tonë.

Sot është zhvilluar dita e parë e trajnimit, ndërsa përmes një shënimi në rrjete sociale, ambasada bën me dije se trajnimi i radhës nuk është larg.

Partnerët tanë strategjik shprehen të bindur se ky grup elitar i hetuesve të BKH-së do të bëjë përpara, për të përmbushur misionin e nisur nga SHBA.

Postimi i Ambasadës Amerikane

️Dje, një grup shqiptarësh nisën të hedhin hapat e tyre të fundit drejt shndërrimit në hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pasi kaluan përmes shqyrtimit të aplikantëve, testimeve të arsyetimit logjik, aftësisë fizike dhe shkrimit të eseve, një paneli intervistash, dhe një kontrolli të imët të karrierës së tyre, ata u përzgjodhën për të marrë pjesë në trajnimin e Ditës së Parë të Klasës së Parë. Ky grup elitar do të drejtojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje për aplikime, duke kërkuar gra dhe burra të tjerë, nga një gamë e gjerë e prejardhjeve profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të shkathtësisë mendore dhe aftësisë fizike. Dita e Parë e Klasës së Dytë nuk është larg. Është koha për të bërë përpara!!!

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.