Hartë e re e regjistrimit të pronës, BE do financojë 5.7 milionë euro

 Bashkimi Europian do të financojë për Shqipërinë 5.7 milionë euro për një hartë të re të regjistrimit të pronës.

Lajmi bëhet i ditur nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i cili e konsideron regjistrimin e pronave si një reformë vendimtarë për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Falë ndihmës nga Bashkimi Europian, Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës. Me 5.7 milionë euro, programi i BE-së për të Drejtat e Pronësisë do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja. Kjo është një reformë vendimtare për popullin shqiptarë dhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europan”, shkruan ambasadori Soreca në Twitter.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.