HARTA/ Rusia ndryshon strategjinë e sulmit

Në gjashtë ditë luftimesh në Ukrainë, forcat ruse kanë pushtuar territorin në jug dhe lindje të vendit, por mbeten jashtë nga disa qytete të mëdha dhe kryeqyteti, Kiev, duke shkaktuar një përpjekje të shtuar për të rrethuar qytetin dhe një përshkallëzim të sulmeve në infrastrukturën civile në mbarë vendin.

Pushtimi dhe shtytja drejt Kievit, filloi më 24 shkurt me orën lokale me një fushatë sulmesh ajrore herët në mëngjes që synonin të largonin fuqinë ajrore të Ukrainës. Pasi u goditën bazat ushtarake dhe aeroportet në të gjithë vendin, forcat ruse filluan sulmin e tyre nga kufiri me Bjellorusinë, në veri të kryeqytetit, shkruan NYT.

Ndërkohë, një zyrtar amerikan tha se autokolona e blinduar, 64 km e gjatë që pritej të godiste Kievin, nuk kishte bërë asnjë përparim në 24 orët e fundit. Thuhet se autokolona, e pajisur me tanke, artileri të rëndë dhe mjete të blinduara duket se nuk kanë përparuar në aksionin e tyre pasi ka ndaluar në vend për shkak të problemeve logjistike, e mungesës së karburantit dhe ushqimi, ndërkohë që mendohet se është ndalur për të rivlerësuar taktikat.

Si ndryshoi strategjia e rusëve për pushtimin e Ukrainës
Në atë ditë të parë të luftimeve, trupat që hynë nga veriperëndimi pushtuan ish-centralin bërthamor të Çernobilit dhe forcat ruse filluan të lëviznin drejt Kievit. Forcat speciale dhe trupat ajrore po afroheshin në kryeqytet deri në fund të ditës, por u përballën me një mbrojtje të ashpër të ngritur nga forcat ukrainase.

Forcat që hynë në Ukrainë nga verilindja hasën në rezistencë të madhe edhe në qytetin Chernihiv, i cili shtrihet në rrugën për në Kiev. Në ditën e dytë, trupat e anashkaluan qytetin dhe u drejtuan në jug përgjatë lumit Dnieper.

Urat E Shkaterruara Rusi

Në perëndim të lumit, trupat ukrainase u tërhoqën nga aeroporti Hostomel të premten dhe ai u kap nga trupat ruse, sipas Institutit për Studimin e Luftës, një grup kërkimor në Uashington. Forcat ukrainase, megjithatë, duket se kanë shkatërruar pistën e aeroportit, duke e bërë atë të papërdorshme.

Gjatë disa ditëve në vijim, Rusia bombardoi Kievin me sulme raketore dhe trupat filluan të shtyjnë qytetin nga veriperëndimi. Forcat që kishin ardhur nga verilindja përparuan gjithashtu përgjatë bregut lindor të lumit Dnieper, duke iu afruar kryeqytetit.

Imazhet satelitore të marra nga 26 shkurt deri më 28 shkurt tregojnë ura që u shkatërruan rreth Kievit, disa ndoshta edhe nga forcat ukrainase për të ngadalësuar përparimin e trupave ruse.

Trupat ruse tani janë konsoliduar në dy fronte, në zonat veriperëndimore dhe verilindore të Kievit dhe mund të përpiqen të ndërpresin linjat e furnizimit me armë dhe pajisje të tjera ushtarake që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian. Forcat ukrainase deri më tani janë mbrojtur kundër inkursioneve nga perëndimi i Kievit, duke përfshirë një sulm në qytetin e afërt të Irpin të hënën.

Që nga e marta, rusët kishin vendosur artileri të rëndë dhe më shumë forca në zonën në veriperëndim të Kievit, një prelud i mundshëm i bombardimeve intensive që së shpejti mund të godasin kryeqytetin. Një kolonë e gjatë e forcave ruse u pa gjithashtu duke iu afruar qytetit. Kolona mund të ndihmojë në sulmet e drejtpërdrejta ndaj qytetit nga veriperëndimi, por ka më shumë gjasa të forcojë përpjekjet për të rrethuar qytetin, veçanërisht nga perëndimi, sipas Institutit për Studimin e Luftës.

Në anën lindore të lumit të martën, automjetet ruse thuhet se lëvizën në lindje drejt Bobrovytsia, tha instituti, ndoshta për t’u bashkuar me forcat pranë Nizhyn, rreth 70 milje në lindje të Kievit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.