Haradinaj, apel për serbët: Vetëpërmbahuni

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në “Facebook” shkruan se vendosja e reciprocitetit me Serbinë është e drejtë dhe e ligjshme, bazuar në ligjet vendore dhe ato ndërkombëtare.

Ai u bën thirrje qytetarëve serbë që jetojnë në veri të Kosovës “të përmbahen e të ruajnë qetësinë”.

Postimi

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm, edhe në bazë të ligjeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare.

Mbështesim institucionet e vendit, organet e rendit dhe sigurisë për zbatimin e këtij vendimi të drejtë e të ligjshëm.

Bëjmë thirrje që qytetarët serbë në veri të vendit të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, rendin e ligjin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.