Covid-5, hapet spitali i parë rajonal për koronavirusin. Manastirliu: Ka 81 shtretër

Është hapur ditën e sotme spitali i parë rajonal për koronavirusin në vendin tonë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se është hapur Spitali Covid-5, që do të jetë ai Rajonal i Elbasanit, i cili ka 81 shtretër për të infektuarit me virusin e rrezikshëm: “Pamë të gjithë pavionet anti-Covid. Janë të gjitha shërbimet për të trajtuar qytetarët e infektuar. Janë 81 shtretër, që kanë infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme, në funksion të të gjitha standardeve. Në skenarin tonë janë 5 spitale rajonale, që do të shërbejnë si spitale Covid, dhe që në total kanë 600 shtretër”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.