Hapet qendra e testimit për Covid në aeroport, përgjigja del për 90 minuta

Të gjithë pasagjerët që kërkojnë të udhëtojnë drejt vendeve që kërkojnë testim PCR për Covid, tashmë nuk kanë nevojë që të testohen një ditë para. Aeroporti “Nënë Tereza” njofton se nga sot do të ketë një qendër testimi Covid për të gjithë pasagjerët.

Të gjithë ata që kërkojnë të testohen në aeroport duhet të shkojnë 3 orë para fluturimit dhe rezultati i testit do të dalë për 90 minuta.

Po ashtu sqarohet se testi i Covid-19 PCR do t’ju dorëzohet të gjithë pasagjerëve në anglisht. Kosto për këtë shërbim do të jetë 35 Euro, ndërkohë që sqarohet se laboratori do të jetë 24 orë i hapur.

“Testet bëhen direkt në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, në Qendrën e Testimit që ndodhet jashtë zonës së Mbërritjeve. Pasagjerët që kanë PCR nuk dërgohen në asnjë spital për procedurat, testet kryen në laboratorin e vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës“, theksohet në njoftim.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.