Hani i Hotit/ Punëtorëve shqiptarë u kërkohet çdo ditë tamponi për Covid

Për të dytën ditë me radhë, situata paraqitet problematike në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Punëtorëve shqiptarë që shkojnë për të punuar në Mal të Zi, u kërkohet çdo ditë tampon për të kaluar.

Në një prononcim për mediat, një nga punëtorët, u shpreh se edhe pse ai ishte i pajisur me vaksinë anti-Covid sërish nuk është lejuar për të kaluar në vendin fqinj, ndërsa i bëri thirrje qeverisë që të merret dhe të normalizojë këtë problematikë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.