Lezhë/ Grabitet argjendaria përballë policisë

Një dyqan argjendarie është grabitur në Lezhë, vetë 100 metra larg Komisariatit të Policisë.

Grabitësi ka qenë me një motor dhe në kokë mbante një kaskë.

Ai ka hyrë menjëherë në argjendari dhe grabiti disa bizhuteri.

Megjithëse dyqani ndodhej në rrugën kryesore dhe ngjarja ka ndodhur në një kohë ku kishte shumë lëvizje qytetarësh, grabitësi nuk e ka menduar dy herë për të vepruar.

Pavarësisht se pronari e ndoqi dhe u përplas me të fizikisht jashtë dyqanit, i riu mundi t’i shmangej atij. Mori menjëherë motorin dhe u largua prej aty.

Pronari njoftoi policinë, e cila nisi hetimet.

Përmes një komunikate zyrtare policie bëri me dije se është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i grabitjes, i cili është një 17-vjeçar me inicialet K.N.

17-vjeçari u fut në dyqanin e bizhuterive me skafandër në kokë, dhe pasi mori disa sende me vlerë, u përlesh në ikje me pronarin e dyqanit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.