Gripi i shpendëve, Shqipëria heq masën që ndalon importin nga Greqia

Shqipëria, sipas mediave greke, ka hequr masën që ndalonte importin e shpendëve nga veriu i Greqisë.

Sipas ministrisë greke të Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Shqipëria anuloi të premten vendimin që kishte marrë në 4 qershor, i cili ndalonte importin e pulave nga zona të caktuara të Greqisë Veriore.

Javën e kaluar, kur vendimi i palës shqiptare iu njoftua autoriteteve greke, zv.ministri i Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Fotini Arabatzi, informoi autoritetet diplomatike kompetente dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe zyrën diplomatike të Kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis.

Në një letër drejtuar homologut të saj shqiptar, Milva Ekonomi bëri thirrje që vendimi të revokohej menjëherë, pasi “nuk justifikohet nga situata aktuale epidemiologjike e sëmundjes në Greqi”, sepse bëhet fjalë vetëm për një rast të gripit të shpendëve.

“Shtetet anëtare nuk mund të vendosin masa të ndalimit të tregtisë në përgjigje të zbulimit të një rasti të një zogu të egër, siç është ai i gjetur në Greqi më 20.04.2021”, tha zonja Arabatzi, duke shtuar se “Greqia respektoi plotësisht detyrimet e tij, që tregohen shprehimisht në artikullin përkatës të OIE, duke informuar organizatën për ekzistencën e çështjes përkatëse në një zog të egër dhe jo në shpendë”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.