GREQI/ Arrestohet çifti i bashkëshortëve që trafikonin drogë; mes tyre edhe një shqiptar. Ja roli i tij
Disa anëtarë të një bande kriminale ndërkombëtare, që trafikonin drogë nga Shqipëria e Turqia për në Greqi, janë arrestuar në shtetin fqinj.
Një çift bashkëshortësh grekë dhe një shqiptar u arrestuan nga operacioni i policisë greke i filluar prej ditës së djeshme.
Çifti i bashkëshortëve ishin në krye të roleve të trafikut të drogës, kurse shqiptari 33-vjeçar kishte rol të rëndësishëm në importimin, transportimin, magazinimin dhe trafikimin e drogës në Selanik e Athinë.
Nga kontrollet në një dhomë hoteli në qendër të Selanikut dhe në një apartamenti në Igumenicë u kapën rreth 38 kg marijuanë, mbi 2 kg heroinë dhe 2 telefona celularë.
Sorry, the comment form is closed at this time.