Mbillte kanabis, policia prangos inspektorin e pyjeve

Policia e Gramshit ka vënë në pranga një 52-vjeçar me detyrën inspektorit të pyjeve, pasi janë gjetur parcela me kanabis në një zonë të pyllëzuar, në fshatrat Vidhan e Lemnush.

Gjithashtu, procedim penal ka nisur edhe për dy kryepleqtë e dy fshatrave.

Arrestimi dhe procedimi i tyre erdhi pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Policia tha se po vijon punën për identifikimin e personave të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.