Grabitet një banesë në Tepelenë, autorët prezantohen si policë

Një familje në Tepelenë ka rënë pre e grabitjes. Mësohet se në banesën e Alim Muhos në fshatin Luzat kanë hyrë tre persona, të cilët janë prezantuar si Policia e Shtetit dhe i kanë vjedhur 2 milionë leke, rreth orës 1:00 të mesnatës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:00 të mesnatës. Grabitësit kanë hyrë nga dera duke trokitur dhe u janë prezantuar si efektivë.

Policia po shoqëron disa persona banues në këtë fshat për zbardhjen e plotë. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.