Grabiste apartamente, prangoset ‘skifteri’ shqiptar në Itali

Një 29-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi akuzohet për disa grabitje banesash në zonën e Anconas. Mediat italiane shkruajnë se i riu shqiptar ishte dënuar me 11 muaj burg për grabitje dhe ishte shpallur në kërkim.

29-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, preferonte apartamentet në zonën e Udines dhe Anconas. Ai ruante banesat dhe futej brenda tyre në momentin që boshatiseshin dhe bënte kërdinë me vjedhje.

Aktualisht shqiptari është dërguar në burgun e Motacuto ku dhe do të vuajë dënimin e dhënë nga Gjykata.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.