Goditën me mjete të forta një person në Durrës, policia kap autorët

Dy persona janë shoqëruar nga policia pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta kanë qëlluar me mjete të forta E.P., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Goditën me mjete të forta pas një konflikti të çastit nje shtetas, shoqërohen dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Në lagjen Nr.18 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasit B.H., dhe A.H., kanë goditur me mjete të forta shtetasin E.P., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme, autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. H., dhe A. H. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.