Gjykata Kushtetuese ‘rrëzon’ gjyqtaren Enkelejda Hoxha: Të ankohet në KPA

Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar ankimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, e cila kërkoi anulimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësore që i hoqi statusin e magjistratit.

Gjykata Kushtetuese është shprehur se ky ankim duhet të bëhet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi është KPA institucioni që i shqyrton këto ankime.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra pasi u arrestua nën akuzat për korrupsion. Sipas KLGJ-së, gjyqtarja shpërdoroi detyrën dhe shkeli ligjin duke liruar nga burg, subjekte kriminale, mes tyre Hekuran Billën, i cili u vra në një atentat të vitit të kaluar tek Komuna e Parisit në Tiranë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.