Gjobë qytetarëve pa maska në rrugë, ndëshkohen edhe 10 biznese
Gjatë 48 orëve të fundit policia ka ndëshkuar 770 persona, pasi kanë thyer masat kufizuese kundër koronavirusit.
746 qytetarë prej tyre u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, e për pasoja u gjobitën me 3 mijë lekë. Ndërsa 14 të tjerë u kapën duke lëvizur në rrugë gjatë orës policore, pa arsye të domosdoshme. Ata janë ndëshkuar me 10 mijë lekë.
Ndërkohë, gjatë kontrolleve të ushtruara në disa biznese, policia ka evidentuar 10 subjekte (bare, lokale, restorante) që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Sorry, the comment form is closed at this time.