GJKKO lë në burg Abeshin/ Lidhja me Kokën dhe Bllakon

Pamjet që shihni vijnë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku shihen disa prej të arrestuarve për inceneratorët, që shoqërohen në ambientet e policisë. LSA ka publikuar disa foto, ku shihet Pëllumb Abeshi, një prej zyrtarëve të akuzuar nga SPAK si i përfshirë në skemën e Inceneratorit të Fierit dhe të Elbasanit.

Kujtojmë se ditën e sotme Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar caktoi për të masën ‘arrest me burg’. E njëjta masë u caktua edhe për Bardhul Çabirin, ndërsa për Serafin Papën është caktuar ‘arrest shtëpie’.

Ish-kryetari i Komisionit, Aberi akuzohet se ka firmosur bashkë me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllakon disa dokumente, duke falsifikuar, për tjetërsimin e pronës për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.