GJKKO lë në burg administratorin e kompanisë së bananeve

Gjykata e Posaçme ka vlerësuar masën e sigurisë Për Bajron Gumenin, duke e lënë atë sërish në masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gumeni u vu në pranga në 13 korrik, pas kapjes së mbi 11 kilogramë kokainë në kontejnerin ku kompania e Gumenit kishte porositur një ngarkesë me banane.

Përgjatë këtyre ditëve, janë sekuestruar edhe 2 sasi të tjera kokaine në kontejnerët e kësaj kompanie, ndërsa në kërkim për këtë dosje vazhdon administratori tjetër i Alba Exotic Fruit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.