Gjendet e varur në banesë 26-vjeçarja në Tiranë
Një 26-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, në rrugën “Artan Lenja”, në Tiranë.
Dyshohet se 26-vjeçarja është vetëvarur, duke i dhënë fund jetës për motive që ende nuk dihen.
Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij akti.
Njoftimi zyrtar
Rreth orës 16:40, në rrugën “Artan Lenja”, dyshohet se është vetëvarur në banesë shtetasja E. T., rreth 26 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sorry, the comment form is closed at this time.