Gjallërohet turizmi në Gjirokastër, në 5 muaj u vizitua nga 28 mijë turistë

Pamja piktoreske e ndërthurur me rrugë të kalldrëmta, shtëpi të veçanta e rrugica të shumëllojshme këtë vit po tërheq me mijëra turistë.

Turizmi në qytetin historik, Gjirokastër ka nisur të gjallërohet pas një viti të vështirë, siç ishte 2020.

“Viti 2020 sikundër e dimë ka qenë një vit sfidues sidomos për Gjirokastrën që vinte nga një bum turistësh në 2019, ku kishim mbi 120 mijë turistë. Nëse vjet kishim 36 mijë turistë kryesisht vendas, këtë viti janar-maj kemi 28 mijë vizitor, prapë më shumë janë vendas”, shprehet Loena Bakuli përgjegjëse për turizmin në Bashkinë e Gjirokastrës.

Si pasojë e lehtësimit të masave anti-COVID sipas Loena Bakulit përgjegjëse për turizmin në Bashkinë e Gjirokastrës, po bëhen rezervime edhe për muajit në vijim.

“Interesi është i lartë jo vetëm për fundjavat, por edhe për gjatë javës, sigurisht edhe nga subjektet vihet re për sadifaksion pasi kanë filluar rezervimet për në vazhdim falë lirimin e kufizimeve”, tha Bakuli.

Turistët janë kryesisht vendas, dhe dy destinacionet kryesore janë kalaja dhe pazari i Gjirokastrës.

“Disa nga muzetë e qytetit janë pjesë e projektit të rijetëzimit të muzeve dhe në këto momente janë në punim e sipër por kjo nuk ka ndikuar në uljen e atraksioneve në qytet pasi përveç muzeut në qytet, kemi edhe tunelin e ftohtë por edhe vetë pazari është kthyer në një atraksion më vete”, u shpreh ajo.

Për të tërhequr sa më shumë turistë së fundmi Bashkia e Gjirokastrës po organizon fundjavat festive, ku jo vetëm njihet më mirë qyteti i ngurtë edhe në zonat rurale, por edhe rritet xhiroja e bizneseve. Turizmi është një nga sektorët me fitimprurës për familjet gjirokastrite.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.