Gardianët, në protestë: Punojmë 12 orë, pa tualet e pa ujë

Gardianët e burgjeve kanë dalë sot në protestë, para zyrës së delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë

Kushtet e punës dhe paga i kanë detyruar ata të paralajmërojnë përshkallëzim të situatës deri në bojkotim të punës.

“Po ikin punonjësit e policisë, po e lënë detyrën. Duhet të ishin 3599 punonjës, aktualisht në punë, janë vetëm 3 mijë. Kanë lënë detyrën punonjësit, për shkak të kushteve të vështira, të diskriminim, për pagat”, u shpreh kreu i Sindikatës së Shërbimeve Policore, Valentin Macaj.

Macaj drejton gishtin nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, nga kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Policisë, kur tha se policët janë kërcënuar të mos marrin pjesë në protestë. Ata kërkojnë 20% rritje page, rikthimin e pagesës për ditët e fundjavës, madje thotë se edhe uniformat do duhet t’i blejnë vetë në dyqan, pasi nuk i marrin nga shteti.

Shteti i preu në besë 3600 punonjës të Policisë së Shtetit. Se ministri i Drejtësisë garantoi që më 1 korrik merr fund problemi i pagave, uniformave, trajtimi ushqimor, transporti. Pritëm 1 korrikun dhe sot jemi 17 gusht. Këto ditë pasi kishim lajmëruar protestën, një presion i paparë nga SHCBA, nga drejtori i Policisë, nga ‘gestapoja’ e ministrit. I kanë kthyer nga pushimet, nga turni tretë i ka futur në turn të parë që të jenë në punë. Kushtet janë çnjerëzore. Ne kemi kërkuar 6 orëshin nga 8 që e kishin, tani punojnë 12 orë në ditë, pa tualet, pa ujë, pa vakt ushqimor dhe më gjeni ju një që mund të rrijë 12 orë edhe në zyrë, pa ujë, ushqim. Demotivimi po i largon punonjësit,tha Macaj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.