FONDI/ Furnizimi me ujë të pijshëm, BEI “hap qesen” për Bashkinë e Tiranës
Përmirësimi i bilancit, falë menaxhimit të mirë dhe eliminimit të humbjeve, duket se e ka kthyer Bashkinë e Tiranës në një partner të besueshëm për institucionet financiare ndërkombëtare.
Pas BERZH, së fundmi, edhe Banka Evropiane për Investim (BEI) i ka akorduar Bashkisë së Tiranës 80 milionë euro që do të përdoren për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet.
Projekti do të kontribuojë në efikasitetin e burimeve natyrore, duke siguruar një furnizim të vazhdueshëm e të sigurt me ujë në kryeqytetin e Shqipërisë, si dhe duke zvogëluar edhe konsumin e energjisë.
Në faqen e saj, BEI thekson se, falë këtij projekti të Bashkisë së Tiranës, do të ketë një ndikim pozitiv në rritjen ekonomike dhe në punësim gjatë fazës së realizimit të tij.
Sorry, the comment form is closed at this time.