Francesco Totti shijon byrekun me groshë në Tiranë

Prej ditësh Tirana është nën ethet e finales së madhe të Conference League. Roma dhe Feynoord do të përballen mbrëmjen e kësaj të mërkure në stadiumin “Air Albania” për trofeun e rëndësishëm.

Kryeqyteti dhe qytetet e tjera përreth kanë pritur këto ditë një fluks të madh tifozësh italianë dhe holandezë, të cilët i kanë shfrytëzuar këto ditë qëndrimi në Shqipëri për të shijuar dhe kuzhinën tonë.

Shefi i njohur i Mrizit të Zanave, Altin Prenga thotë se ka qenë sot mes shefave që kanë gatuar për Kryesinë e UEFA-s në Tiranë dhe finalistët e ekipeve të Conference League. Altini ndan një foto me legjendën e Romës Francesco Totti dhe shkruan se italiani ka provuar sot byrek me groshë.

Altin Prenga dhe Francesco Totti

Shefat lezhjanë duket se kanë servirur sot ushqime të zgjedhura për miqtë e Romës dhe Feynoord, në një drekë të mbajtur në Pallatin e Brigadave, ku i pranishëm ka qenë kryeministri Edi Rama dhe personalitete të tjera.

Kjo drekë e rëndësishme u është besuar shefave lezhjanë, Altin dhe Anton Prenga nga Mrizi i Zanave, shef Alfred Markut nga Rapsodia dhe shefit Sebastian Biba.

Menuja e drekes

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.