FOTOLAJM/ Ambasadorja e Suedisë falenderon zjarrfikësit e Tiranës

Pas ditës së tretë të protestës së dhunshme në Tiranë, ku janë shënuar thyerje xhamash, shkatërrime dhe shkulje të semaforëve dhe shtyllave të ndriçimit, kryeqyteti është zgjuar në normalitet.

Punonjës të Bashkisë së Tiranës dhe të forcave zjarrfikëse kanë punuar përgjatë natës për të pastruar rrugët dhe sheshet.

Puna e tyre ka marrë edhe vlerësimin e ambasadores së Suedisë në vendin tonë, Elsa Håstad, e cila teksa poston një foto me një grup zjarrfikësisht në Tiranë, shpreh falenderimet ndaj tyre.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.