FOTO/Bie bora e parë, zbardhen Tropoja dhe Kukësi

Policia Rrugore, iu bën apel qytetarëve që të jenë të pajisur me goma dimërore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore.


KUKËS– Ulja e temperaturave ka bërë që në qytetin e Kukësit dhe Tropojës të nisin reshjet e para të borës.

Mali i Gjalicës dhe i Koretnikut u zbardhën nga dëbora. Reshjet kanë përfshirë edhe fshatrat e zonës së Shishtavecit. Akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht në të gjithë Qarkun Kukës.

Reshjet e para të borës janë regjistruar edhe në Kosovë, ne Brezovicë dhe Sharr të Prizrenit.

Policia Rrugore, iu bën apel qytetarëve që të jenë të pajisur me goma dimërore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.