Fluks pushuesish nga Kosova, mbi 16 mijë persona kaluan në Morinë

Në pikën e kalimit kufitar të Morinës gjatë kësaj fundjave, ka patur fluks të shqiptarëve të Kosovës dhe shtetas të huaj, të cilët zgjedhin Shqipërinë si destinacion të preferuar turistik.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana bëri të ditur se sot kanë hyrë në katër pikat e kalimit kufitar (Morinë, Shishtavec dhe Qafë Prush) gjithsej 16 560 shtetas të huaj me rreth 4158 mjete.

“Në pikën e kalimit kufitar në Morinë, është shënuar fluksi më i lartë i hyrjeve me rreth 15 667 shtetas të huaj,”, tha Kuçana.

Pushuesit nga Kosova vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën ku numri i tyre sa vjen e shtohet gjatë këtyre ditëve të qershorit. Pika kufitare e Morinës është një pikë shumë e rëndësishme duke qenë se përpunon numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.