Fitoi betejën me Covid-19, Imzot George Frendo kthehet të martën në Tiranë
Ka fituar më në fund betejën me koronavirusin, George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.
Imzot Frendo do të mbërrijë nesër në Tiranë pas 33 ditësh i shtruar në spital në Itali. Imzot George Frendo do të celebrojë Meshën e Krishtlindjeve më 24 Dhjetor ora 20.00. Mësohet se mesha do të zhvillohet në zbatim të kushteve të pandemisë.
Kujtojmë që Imzot Frendo rreth një muaj më parë u prek nga Covid-19, pasi gjendja e tij u përkeqësua u nis me urgjencë në Itali për mjekim më të specializuar.
“Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që e kanë uruar për shërim sa më të shpejt dhe janë lutur për të. Po ashtu përshëndes përzemërsisht grigjën time shumë të dashur”. Ishte ky mesazhi i parë falënderues i Imzot Frendo, nga Kuvendi i Fretërve Françeskan Kapuçin në Bari ku edhe u kurua.
Sorry, the comment form is closed at this time.