Finalja/ Skuadrat e ndara në ‘Fan Zone’, italianët mbushin Amfiteatrin e Tiranës

Tifozët e Romës kanë mbushur Amfiteatrin e Tiranës.

Në atë zonë, Bashkia e Tiranës ka krijuar ‘fanzone’ në mënyrë që tifozët të mund të ndjekin ndeshjen dhe në ato ambiente. Ndërsa tifozët e Feyenoord do të jenë te zona e Pedonales në Tiranë. 

Finalja/ Skuadrat e ndara në 'Fan Zone', italianët mbushin

Sot është finalja Europiane e Conferencë League. Në orën 21:00 Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për historinë e futbollit shqiptar. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, u plagosën 10 efektivë dhe u dëmtua një automjet policie. Ndërkohë u shoqëruan 60 persona, 48 tifozë të Romës 12 të Feyenoord.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.