Finalja e Conference League, efektivë të policisë së Kosovës nisen për në Tiranë

Për një mbarëvajtje të sigurt të situatës së finales së madhe të Conference League, e cila do të luhet në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”, Policia e Kosovës me vullnetin e plotë do të niset për në Tiranë në ndihmë të policisë shqiptare.

Zëdhenësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për Express se për këtë ndeshje do të jetë edhe ndihma e tyre për efektivët e Tiranës.

“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë”, tha  Kelani.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.