Fier/ Transformim i kompleksit të kolaudimit të mjeteve

Kompleksi i kontrollit teknik e fizik të mjeteve në Fier, ku ofrohet shërbim për mbi 67 mijë drejtues automjetesh i është nënshtruar një transformim të madh.

“Kompleksi i Kontrollit Teknik e Fizik të DRSHTRR Fier, ku ofrohet shërbim për mbi 67 mijë drejtues automjetesh, është një nga investimet tona më me rëndësi. Investimi konsistoi në rikualifikimin tërësor të objekteve, pajisje e mobilim i ri, ndërhyrje në të gjithë oborrin, instalime të reja, ndriçim, kullime, trotuare, gjithçka me fonde 100% nga vetëfinancimi i DPSHTRR”, bën të ditur DPSHTRR.

DPSHTRR bën të ditur se përgjatë vitit 2021 numri i shërbimeve të ofruara shënoi rritje me 21 %.

Krahas rritjes së shërbimeve DPSHTRR informoi se edhe të ardhurat shënuan rritje me 23%.

”U ofruan 1,198 shërbime/orë. U realizuan 66% më shumë të ardhura se në vitin 2018 dhe 23% më shumë të ardhura se në 2021. Janë 126,702 shërbime risi në periudhën janar-prill 2022, ose 304% më shumë shërbime risi krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Ndërkohë janë 179% më shumë të ardhura nga shërbimet risi krahasuar me vitin 2021”, informoi DPSHTRR.

Sipas DPSHTRR-së, rezultatet janë arritur falë mirëadministrimit, përmirësimit të ndjeshëm të shërbimit e sporteleve virtuale, komunikimit me qytetarët, sistemeve inovative të shërbimeve online dhe informatizimit, modernizimit të infrastrukturës e kushteve të punës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.