Fier/ Shkrumbohet hambari, digjen të gjitha prodhimet e fermerit

Një hambar me bar është përfshirë nga flakët ditën e sotme në fshatin Verri të Njësisë Administrative Vajkan, të Fierit.

Zjarri ka përfshirë të gjithë hambarin duke djegur ushqimet që fermeri kishte brenda.

Zjarrëfikësja e Fierit dhe forcat zjarrëfikëse Patos kanë shkuar në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët.

Ende nuk dihet se kush u bë shkak që e gjithë ferma të digjej.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.